Ndërlidhjet

Hagel “sulmohet” nga ish-kolegët republikanë


Senatori Chuck Hagel
Senatori Chuck Hagel
I nominuari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për sekretar të mbrojtjes është përballur me sulme intensive gjatë seancës tetëorëshe të konfirmimit.

Shumë prej pyetjeve të vështira për senatorin Chuck Hagel në Komitetin për Shërbime të Armatosura kanë ardhur nga ish-kolegët e tij republikanë.

Senatori John McCain ka shprehur zemërimin e tij me Hagelin, për shkak se ka refuzuar të thotë se ka pasur të drejtë ose jo kur ka kundërshtuar rritjen e trupave amerikane në Irak, në vitin 2007.

Në fjalën e hapjes, Hagel ka thënë se do që t’i mbajë forcat e armatosura amerikane më të fuqishmet në botë dhe se mbështet përdorimin e forcës ushtarake për të ruajtur interesat e vendit.

Hagel pritet të konfirmohet në postin e sekretarit të mbrojtjes, me gjithë seancën e zhurmshme të konfirmimit.
XS
SM
MD
LG