Ndërlidhjet

Sulmohet Ambasada e SHBA-së në Ankara


Shpërthim në ambasadën amerikane në Ankara
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:50 0:00

Shpërthim në ambasadën amerikane në Ankara

Një sulm vetëvrasës jashtë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara ka vrarë vetë sulmuesin dhe një roje të sigurisë.

Ambasadori amerikan, Francis Ricciardione, ka konfirmuar para gazetarëve se një pjesëtar i stafit turk të ambasadës është i vdekur.

Ai ka shprehur keqardhje për humbjen e tij dhe ka falënderuar autoritetet turke për “përgjigjen e duhur”.

“Tani për tani jemi të trishtuar me humbjen e punonjësit tonë më ambasadë. Ne vlerësojmë trimërinë e tij, shërbimin ndaj Turqisë dhe partneritetit Turqi-SHBA”, ka thënë ambasadori Ricciardone.

Nga shpërthimi thuhet se janë plagosur edhe disa persona të tjerë, ndërsa stafi i ambasadës është evakuuar në lokacion të sigurt.

Pamjet televizive tregojnë të shkatërruar murin e jashtëm të ambasadës, por është e paqartë nëse ka dëme edhe brenda.

Konsullata britanike në Stamboll ka thënë se akti është “sulm i dyshuar terrorist”.

Deri më tash, përgjegjësinë për të nuk e ka marrë asnjë grup. Kryeministri turk, Reccep Tayip Erdogan, ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve.

Ambasada e SHBA-së thuhet se ka qenë jashtëzakonisht e mbrojtur, por, megjithatë, ka pasur plane për zhvendosje, për shkaqe të sigurisë.

Një numër i grupeve të paligjshme, nisur nga separatistët kurdë e deri te majtistët dhe militantët islamikë, kanë kryer sulme gjatë viteve të fundit në Turqi, e cila është shtet anëtar i NATO-s.

Për sulmin e fundit të madh në Ankara, më 2007, në të cilin kanë humbur jetën nëntë persona dhe janë plagosur 120, është fajësuar një sulmues vetëvrasës majtist. (v.t.)
XS
SM
MD
LG