Ndërlidhjet

Jahjaga e Nikolliq takohen më 6 shkurt?!


Jahjaga dhe Nikolliq
Jahjaga dhe Nikolliq
Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq, do të takohen më 6 shkurt në Bruksel, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta, duke u thirrur në burimet e saj brenda Bashkimit Evropian.

Po sipas saj, takimi do të zhvillohet nën praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ndërsa në krye të agjendës do të jetë normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kohë më parë, ka deklaruar se është e gatshme të takohet me këdo, përfshirë edhe homologun serb, për interesa të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG