Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm vdekjeprurës i militantëve kundër ushtrisë


Pamje pas një sulmi të mëhershëm në Pakistan
Pamje pas një sulmi të mëhershëm në Pakistan
Së paku 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit dhe afro 11 civilë janë vrarë sot herët në mëngjes, nga sulmi i militantëve në një kamp ushtarak në provincën Khyber Pakhtunkhva.

Zyrtarët e sigurisë thanë se militantët kanë përdorë armatim automatik dhe hedhës granatash gjatë sulmit në bazën në Laki Marvat.

Shefi i policisë lokale, Gul Hameed, i tha Radios Evropa e Lirë, se së paku pesë miliantët janë vrarë gjatë përleshjes 7 orëshe me forcat e sigurisë.

Grupi Tehrik-I Taliban, që është grup i njohur i talibanëve pakistanezë, e ka marrë përgjegjësinë për sulm.

Një zëdhënës i këtij grupi tha se sulmi ishte hakmarrje për vrasjen aktuale të dy komandantëve talibanë, nga sulmi ajror amerikan me aeroplan pa ekuipazh.
XS
SM
MD
LG