Ndërlidhjet

Francë: Presidenti Hollande arriti në Mali


Francois Hollande
Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande, ka arritur sot në Mali, për një vizitë të shkurtër të ushtarëve të Francës dhe për fillimin e bisedimeve për pranim-dorëzimin ushtarak te trupat e Malit.

Zoti Hollande shoqërohet nga ministri i jashtëm francez, ai i mbrojtjes dhe nga ministri i zhvillimit.

Vizita e tij po bëhet në periudhën kur intervenimi ushtarak i udhëhequr nga Franca në Mali, për t’i larguar islamistët radikalë nga pjesa veriore e këtij vendi, po i afrohet fundit.

Para vizitës së presidentit Hollande, i dërguari i Kombeve të Bashkuara kundër gjenocidit, Adama Dieng, ka tërhequr vërejtjen për rezikun e shtypjes kundër popullatës civile tuarege dhe arabe nga trupat e Malit.

Dieng ka kërkuar që ushtria “t’i mbrojë popullatat, pavarësisht nga raca dhe religjioni”.

Kryengritësit islamistë e kishin marrë pjesën më të madhe të pjesës veriore të Malit, në muajin prill, pas grushtshtetit në kryeqytetin Bamako.

Ofensiva ushtarake e Francës filloi muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG