Ndërlidhjet

Ekspertët dyshues për pretendimet e fluturimit të majmunit


Një shkencëtar iranian e mbanë një majmun për të cilin thuhet se ishte kthyer nga fluturimi në gjithësi
Një shkencëtar iranian e mbanë një majmun për të cilin thuhet se ishte kthyer nga fluturimi në gjithësi
Lidhur me pretendimin e Iranit se me sukses e ka dërguar një majmun në gjithësi dhe e ka kthyer prapa, para një jave, janë paraqitur dyshime të reja.

Kontrolli më i afërt i pamjeve, që Teherani i ka ofruar si dëshmi e arritjes orbitale, sugjeron se para-lansimi dhe pamjet e mëtejshme i tregojnë dy majmunë të ndryshëm, njëri në nisje dhe tjetri në kthim.

Departamenti amerikan i shtetit pat thënë se nuk mund ta konfirmoj nëse ka ndodhur lansimi iranian.

Në vitin 2008, Garda Revolucionare e Iranit i ka publikuar fotografitë e një lansimi të raketës, që u tregua se ishte i përgatitur në mënyrë digjitale, pasi shiheshin katër raketa, por përfundimisht u provua se ishin tri.
XS
SM
MD
LG