Ndërlidhjet

Gjermania heton “shpëlarjen e parave” në Iran


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet gjermane thonë se kanë gjetur një çek në vlerë prej 70 milionë dollarësh, në posedim të një ish-kreu të Bankës Qendrore të Iranit.

Zyrtarët e Doganës së Gjermanisë kanë lëshuar një deklaratë, duke thënë se çeku i lëshuar nga Banka e Venezuelës është gjetur tek personi 59-vjeçar në Aeroportin e Dyzeldorfit.

Gjermania “Bild am Sonntag” e ka identifikuar atë si Tahmasb Mazaheri, i cili ka qenë guvernator i Bankës Qendrore të Iranit deri në vitin 2008.

Autoritetet gjermane janë duke hetuar një operacion të mundshëm të pastrimit të parave.
XS
SM
MD
LG