Ndërlidhjet

Takim ndërkombëtar për Malin


Mali...
Mali...
Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare do zhvillojnë takim për të koordinuar përpjekjet, të cilat kanë për qëllim zbatimin e stabilitetit afatgjatë në Mali, ku forcat franceze dhe ato maliane po luftojnë kundër kryengritësve islamikë.

Takimi i së martës në Bruksel do të sjellë së bashku një grup ndërkombëtar “mbështetës” për Malin, ku përfshihet Unioni Afrikan, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Afrikës Perëndimore.

Zyrtarët thanë se rreth 45 delegacione pritet të marrin pjesë në takim, duke përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Banka Afrikane për Zhvillim.

Ata pritet të diskutojnë çështjet, sikur adresimi i varfërisë dhe problemet politike, që kanë kontribuar në krizën në shtetin e Afrikës Perëndimore.

Trupat franceze të mbështetur nga forcat ajrore ndërhynë në Mali në muajin janar, pasi që qeveria maliane kërkoi ndihmë për mposhtjen e kryengritësve që zunë qytetet veriore.
XS
SM
MD
LG