Ndërlidhjet

SHBA: Obama kërkon marrëveshje për shmangie të shkurtimeve


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga ligjvënësit amerikanë arritjen e marrëveshjes, me të cilën do të evitoheshin shkurtimet automatike të shpenzimeve, që parashihet të hyjnë në fuqi më 1 mars.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ishte pajtuar në minutën e fundit për një marrëveshje me të cilën në fund të vitit 2012, u parandalua hyrja e ekonomisë amerikane në të ashtuquajturën “tatëpjetë fiskale”, që do të kishte shkaktuar ulje të shpenzimeve për 10% dhe 600 miliardë dollarë rritje të taksave.

Ligjvënësit amerikanë ndërmorën masa për shtyrjen e zbatimit të këtij legjislacioni për dy muaj, por problemi nuk është zgjidhur.

Obama tha mbrëmë vonë se nëse ligjëvënësit nuk arrijnë pajtueshmëri për paketën për uljen e madhe të deficitit deri më 1 Mars, ata duhet së paku ta kalojnë një plan të vogël për shkurtime të shpenzimeve dhe reformë të taksave.
XS
SM
MD
LG