Ndërlidhjet

Protesta kundër vrasjes së opozitarit tunizian


Chokri Belaid, kreu i Partisë së Bashkuar Demokratike
Chokri Belaid, kreu i Partisë së Bashkuar Demokratike
Qindra njerëz po protestojnë kundër vrasjes së liderit opozitar të Tunizisë.

Chokri Belaid, kreu i Partisë së Bashkuar Demokratike është qëlluar derisa po largohej nga shtëpia e tij në Tunis, dhe më pas vdiq në spital.

I ndjeri Belaid ishte kritik ndaj partisë së moderuar islamike Ennahda, e cila e dominon qeverinë e këtij vendi.

Protestuesit janë mbledhur të mërkurën jashtë Ministrisë së Brendshme në Tuniz në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes.

Presidenti Moncef Marzouki e anuloi pjesëmarrjen e tij në Organizatën për Bashkëpunim Islamik në Kajro për t’u kthyer në Tunizi.

Më herët, zëdhënësi i qeverisë, Samir Dilou, këtë vrasje e cilësoi si “krim neveritës”.

Vrasja vjen në mes të tensioneve sociale dhe fetare pas kryengritjes së dy vjetëve më parë, që largoi nga pushteti, diktatorin Zine El Abidine Ben Ali.
XS
SM
MD
LG