Ndërlidhjet

Nga 2004, në Gabon u vranë 11 mijë elefantë


Elefantë...
Elefantë...
Të paktën 11 mijë elefantët janë mbytur në Gabon që nga viti 2004, thotë një studim qeveritar i lëshuar të mërkurën, derisa vlerëson se shumica janë vrarë në pesë vjetët e fundit.

Gaboni, një shtet qendror afrikan në bregdetin e Oqeanit Atlantik, vlerësohet të jetë shtëpia e më shumë se gjysmës së elefantëve të Afrikës, që vlerësohet të jenë mbi 40 mijë.

Elefantët po vriten për shkak të fildishit të tyre, që është kërkesë në rritje në Azi.

Grupet multi-nacionale kriminale besohet se qendrojnë pas vrasjes.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit është shumë i nevojshëm për të shpërbërë këto rrjete kriminale ndërkombëtare”, citon DPA Bas Huijbregts, aktivist që ndihmoi ndihmoi qeverinë e Gabonit të kryejë studimin.
XS
SM
MD
LG