Ndërlidhjet

SHBA zgjeron sanksionet ndaj Iranit


Flamur iranian
Flamur iranian
Shtetet e Bashkuara kanë fuqizuar sanksione të reja të ashpra që kufizojnë më tej qasjen e Iranit në të ardhurat nga nafta dhe ndëshkojnë subjektet që dyshohet se kanë lidhje me censurën qeveritare.

Një deklaratë e Departamentit të Thesarit tha se ky veprim zgjeron fushëveprimin e transaksioneve të sanksionuara të Bankës Qendrore të Iranit dhe institucioneve të tjera financiare, duke kufizuar aftësinë e Teheranit për të përdorur të ardhurat e naftës që mbahen në institucionet e huaja financiare dhe parandalimin e riatdhesimit të këtyre fondeve.

Irani përdor paratë e naftës për të financuar programin bërthamor, pë të cilin Perëndimi thotë se ka qëllim krijimin e armëve. Irani e mohon këtë.

Thesari po ashtu ngriu fondet dhe ndaloi transaksionet amerikane me Tranmetuesin e Republikës Islamike të Iranit dhe të drejtorit të tij, Ezzatollah Zarghami; të policisë kibernetike të Iranit; Autoritetit Rregullativ të Komunikimit dhe Industrisë Elektronike të Iranit- të gjitha këto të dyshuara se lehtësojnë censurën e qeverisë.
XS
SM
MD
LG