Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar me zhvillimet në Azerbajxhan


Ilsutrim
Ilsutrim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Baku dhe organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, kanë shprehur shqetësimin për arrestimin e dy liderëve të opozitës në Azerbajxhan.

Tofiq Yaqublu dhe Ilqar Mammadov janë arrestuar të hënën, nën akuzat se kanë organizuar “parregullsi në masë”.

Akuzat lidhen me protestat masive në qytetin Ismailli, rreth 150 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Baku, të cilat janë zhvilluar më 23 janar.

Yaqublu dhe Mammadov kanë arritur në Ismailli të nesërmen, duke bërë thirrje për “akte të mosbindjes”.

Jonas Stewart, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së, i ka thënë shërbimit azerbajxhanas të Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni nxit Qeverinë në Baku që të zbatojë procesin e duhur ligjor.

Human Rights Watch ka shfaqur shqetësimin se Qeveria azerbajxhanase do të përdorë dhunën e muajit të kaluar si pretekst ndaj dy kritikëve të hapur të saj.
XS
SM
MD
LG