Ndërlidhjet

Amerika “s’do të tërhiqet nga skena botërore”


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është zotuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga skena botërore për shkak të kufizimeve buxhetore apo kompleksitetit të sfidave globale.

Kerry ka thënë se do të punojë për paqe, por se nuk do të struket larg nga mbrojtja e Amerikës, vlerave dhe idealeve të saj, nëse ka kërcënime nga ekstremizmi, terrorizmi apo e keqja.

Ai i ka bërë këto komente gjatë betimit ceremonial në postin e sekretarit të shtetit.

Ceremonia e së mërkurës ka qenë krejtësisht simbolike, pasi Kerry ka marrë detyrën javën e kaluar.

Ai pason sekretaren e deritashme, Hillary Clinton.
XS
SM
MD
LG