Ndërlidhjet

I nominuari për shef të CIA-s, në seancë të konfirmimit


John Brennan,i nominuari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
John Brennan,i nominuari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
I nominuari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) do të përballet sot me pyetje të vështira në seancën e konfirmimit në Senat.

Senatorët kanë thënë se do të kërkojnë sqarime nga John Brennan, në lidhje me informacionet se Shtëpia e Bardhë ka zhvilluar një justifikim ligjor për urdhërimin e vrasjes së shtetasve amerikanë, të cilët besohet se janë “liderë të lartë operacionalë të Al Kaidës”.

Brennan, i cili ka udhëhequr Qendrën Kombëtare të Anti-terrorizmit në administratën e presidentit George W. Bush, ka qenë arkitekt kryesor i programit të avionëve pa pilot të SHBA-së.
XS
SM
MD
LG