Ndërlidhjet

KFOR: Banorët e veriut të përmbahen nga incidentet


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
KFOR kërkon nga banorët e veriut të Kosovës që jenë të qetë dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë së Kosovës dhe me EULEX-in për t'i zbradhur rastet.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga komanda kryesore e trupave paqeruajtëse të KFOR-it lidhur me incidentet e javës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës. Në këtë komunikatë thuhet se KFOR angazhohet që së bashku me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in të shmangin gjuhën raciste, agresive dhe nxitëse.

KFOR-i gjithashtu, ka kërkuar nga qytetarët të largojnë armët që i kanë në posedim personal.“KFOR-i, EULEX-i, Policia e Kosovës si dhe mbrenda kufijve të definuar të mandatit të vet Forca e Sigurisë së Kosovës janë të vetmet organizata të autorizuara që të mbajnë armë. KFOR-i për momentin është në përgatitje e sipër për të arritë tek udhëheqësit e komunitetit përgjegjës që bashkarisht të përkushtohen për rritjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtë”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Incidentet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës janë dënuar edhe nga institucionet vendore si dhe misionet tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG