Ndërlidhjet

Morsi: Duhet të ndërmjetësohen bisedime në Siri


Foto - Arkiv
Foto - Arkiv
Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka bërë thirrje për “dialog serioz” në mes të Qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve, në mënyrë që të ndalojnë luftën e vazhdueshmë në vend.

Duke folur gjatë mbylljes së samitit dy-ditor të enjten, presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi tha se “të gjithë pajtohemi se është e nevojshme që të përshpejtohet procesi për t'i dhënë fund kësaj tragjedie, të cilën është duke e përjetuar populli sirian”.

Kjo organizatë 57 anëtarshe, mbështetë iniciativën e Egjiptit, Turqisë, Iranit dhe Arabisë Saudite që të bëjë ndërmjetësimin e bisedimeve në mes të regjimit te presidentit Bashar al-Asad dhe opozitarëve.

Me këtë hap tentohet t’i japin fund luftës dy-vjeçare ku kanë humbur jetën të paktën 60 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG