Ndërlidhjet

Kerry paralajmëron Iranin


Sekretari amerikan i Shtetitm John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetitm John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, e ka paralajmëruar Iranin, që të vijë i përgatitur ne bisedime për t'u marrë seriozisht me shqetësimet që ka Perëndimi në lidhje me programin e tij bërthamor.

Kerry tha se Irani e di se çfarë duhet të bëjë për të dëshmuar se programi i tij bërthamor ka synime paqësore, siç pretendon vetë.

Nëse e bën një gjë të tillë, Kerry ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e përgatitur për përgjigje pozitive.

Në të kundërtën, ai tha se Irani do të përballet me izolimin ndërkombëtar në rritje.

Ai tha se zgjidhja është kryekëput te Irani.

Komentet e Kerryt në Uashington, vijnë përpara një takimi në mes Iranit dhe zyrtarëve të lartë të pesë anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë, më 26 shkurt në Kazakistan.
XS
SM
MD
LG