Ndërlidhjet

Daçiq kërkon mbetjen e UNMIK-ut në Kosovë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, ku është vlerësuar se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, njoftojnë mediat serbe.

Daçiq, që gjendet në një vizitë disa-ditëshe në SHBA, ka shprehur rëndësinë e pranisë së UNMIK-ut në Kosovë, pasi siç ka thënë ai, serbët më së shumti i besojnë këtij misioni.

Ai citohet të ketë kërkuar nga OKB-ja, që të mos i zvogëlojë kapacitetet në Kosovë.
XS
SM
MD
LG