Ndërlidhjet

Kryeministri tunizian i vendosur për qeveri teknike


Kryeministri tunizian Hamadi Jebali
Kryeministri tunizian Hamadi Jebali
Kryeministri tunizian është zotuar të japë dorëheqje, në qoftë se plani i tij për të ngritur një kabinet jopolitik refuzohet.

Hamadi Jebali bëri thirrje për ndryshime të mërkurën, pasi një politikan i lartë i opozitës, Chokri Belaid, u vra, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

Kërcënimi i Jebalit për dorëheqjen është bërë të shtunën në një intervistë për kanalin francez 24 TV.

Ai i bëri këto komente në kohën kur mijëra mbështetës pro-qeveritarë u mblodhën në Tunis.

Protesta u mbajt një ditë pasi u varros Belaid, dhe mijëra persona që kishin marrë pjesë në varrim, u kthyen për të protestuar kundër qeverisë.

Ministria e Brendshme tha se 230 njerëz janë arrestuar që nga e premtja.

E shtuna ishte dita e tretë radhazi e trazirave në këtë vend të Afrikës Veriore.

Vendi rrëzoi presidentin disavjeçar në pushtet, Zine El Abidine Ben Ali, në janar të vitit 2011, duke nisur kështu revolucionet e Pranverës Arabe.
XS
SM
MD
LG