Ndërlidhjet

Zvicra nuk e heton presidentin pakistanez


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari
Qeveria zvicerane ka vendosur zyrtarisht që të mos i rihapë hetimet për korrupsion ndaj presidentit të Pakistanit Asif Ali Zardari.

Sipas raporteve të mediave, prokurorët zviceranë kanë njoftuar qeverinë pakistaneze me vendimin përmes nëj letre të marrë të shtunën.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Drejtësisë Yasmin Abbaseym në një intervistë për AFP-në, i konfirmoi këto raporte.

Letra erdhi si përgjigje ndaj një kërkese të qeverisë së Pakistanit të bërë në muajin nëntor ku kërkonte një përtëritje të një hetimi mbi akuzat se Zardari vodhi miliona dollarë të fondeve shtetërore dhe i depozitoi ato në llogaritë bankare zvicerane, të kontrolluara nga gruaja e tij.

Autoritetet zvicerane thanë se statuti i kufizimeve në aferë ka skaduar. Rasti kundër Zardarit u hap në vitin 1990, por u ndërpre si pasojë e një amnistie të vitit 2007.

Në vitin 2009, Gjykata e Lartë e urdhëroi qeverinë të rihapë hetimin, duke shkaktuar një krizë të brendshme politike.
XS
SM
MD
LG