Ndërlidhjet

Lavrov mbron ligjin për ndalimin e adoptimit


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbrojti të dielën legjislacionin e miratuar së fundmi, që i ndalon shtetasit amerikanë të adoptojnë fëmiëjt rusë.

Në një intervistë të transmetuar në Lindjen e Largët ruse, Lavrov tha se ligji ishte një reagim ndaj raporteve të “shumta” se fëmiëjt e adoptuar rusë ishin vrarë ose keqtrajtuar.

“Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm nga i cili kemi marrë raporte vërtet alarmante se si familjet po i trajtonin fëmijët tanë”, tha Lavrov.

“Unë e përdor fjalën 'shumë' qëllimisht.”

Ai tha se numri i rasteve të abuzimit, është shumë më i madh se sa që mendohet, sepse sipas tij, prindërit adoptues ndryshojnë emrat e fëmijëve rusë, duke e bërë të pamundur për Moskësm që t’i përndjekë ata.

Ai gjithashtu tha se Rusia “duhet” të miratojë ndalimin e birësimit si përgjigje ndaj një ligji amerikan që imponon sanksione ndaj zyrtarëve rusë të dyshuar se janë të përfshirë në abuzimet me të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG