Ndërlidhjet

Londër: Rikthehet virusi i familjes SARS


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Një virus i ri nga familja e njohur si SARS që nxiti alarm botëror shtatorin e kaluar është gjetur edhe te një pacient tjetër në Angli, kanë bërë të ditur autoritetet e shëndetësisë në këtë vend.

Ky rast i ri i infektimit me virusin e ri e çon numrin e të infektuarve në botë në dhjetë, pesë nga të cilët tashmë kanë vdekur.

Pacienti britanik, i cili së fundmi ka udhëtuar në Lindjen e Mesme dhe në Pakistan, gjendet në trajtim intenziv në Manchester.

Virusi i ri ka simptoma të ngjashme me SARS-in, një koronavirus i cili së pari u shfaq në Kinë në vitin 2002, duke shkaktuar vdekjen e 8 mijë njerëzve në mbarë botën. Simptomat kryesore janë problemet me frymëmarrje, ethet dhe kollitja.

Në shtatorin e vitit të kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë pati publikuar alarm ndërkombëtar, duke thënë se virusi i panjohur deri atëherë në trupin e qenieve njerëzore, kishte infektuar një person, i cili kishte vizituar Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG