Ndërlidhjet

Sot dorëzohet raporti për liberalizim vizash


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një delegacion i Komisionit Evropian viziton sot Prishtinën, për të dorëzuar raportin rreth vlerësimi të punës së institucioneve vendore në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave.

Ministria e Integrimit ka njoftuar se takimi i Zyrtarëve të Lartë për dialogun e vizave do të kryesohet nga ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Stefano Manservisi, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve të Brendshme të Komisionit Evropian.

“Takimi do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet mbi Raportin e parë nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin mbi përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, thuhet në njoftim.

Takimi i dytë i dialogut të strukturuar për sundimin e ligjit do të kryesohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe Joost Korte, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian dhe zyrtarë të tjerë.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk e ka të hequr regjimin e vizave për në vendet e zonës Shengen.
XS
SM
MD
LG