Ndërlidhjet

Rusia dënon Korenë Veriore


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Rusia i është bashkuar vendeve perëndimore në dënimin e veprimit të Koresë Veriore, e cila kreu provën e tretë bërthamore.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se prova meriton dënimin dhe tergon se autoritetet e Koresë Veriore injorojnë ligjin ndërkombëtar, vendimet e Këshillit të Sigurimit. Ai ka thënë se ky veprim meriton edhe dënim dhe reagim adekuat.

“Shpresojmë se veprimi I Phenianit, që meriton dënim, nuk do të përdoret si pretekst për rritjen e aktiviteteve ushtarake në rajonin e Gadishullit Korean.

Koreja e Veriut tha se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore, duke nxitur kështu dënimin ndërkombëtar të këtij veprimi.

Agjencia zyrtare koreane e lajmeve tha se prova ishte ”për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare dhe sovranitetin kundër armiqësisë së pamatur të SHBA-së”.
XS
SM
MD
LG