Ndërlidhjet

Inspektor të IAEA-së, vizitojnë Iranin


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Zyrtar të Agjencisë për Mbikqyrje Bërthamore të OKB-së, janë duke mbajtur bisedime me zyrtarë të Iranit në Tehran.

Pak para takimit të së mërkurës, Ministria Jashtme e Iranit sugjeroi se inspektorët mund të lejohen të vizitojnë kampin ushtarak të Parchin-it nëse Irani dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) janë në gjendje të bien dakord mbi një "marrëveshje të plotë" në të cilën do të njiheshin të drejtat bërthamore të Iranit.

IAEA ka thënë se beson se në Parchin kanë ndodhur aktivitete relevante për zhvillimin e mundshëm të armëve bërthamore. Irani mohon se është duke bërë çfardo lloji të përpjekjeve të krijimit të armëve bërthamore.

Shefi i inspektorëve të IAEA-së Herman Nackaerts, u zotua se “agjencia do të punojë shumë” për të zgjidhur dallimet e saj me Iranin në lidhje me mbikëqyrjen e programit bërthamor të Teheranit.

Vizita IAEA-së, vije para 16 shkurtit, datës kur pritet të fillojnë bisedimet midis gjashtë fuqive botërore dhe Iranit që do të mbahen në Kazakistan.
XS
SM
MD
LG