Ndërlidhjet

BE kërkon “fleksibilitet” nga Irani


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shfaqur shpresën se Irani do të tregojë fleksibilitet në bisedimet e këtij muaji me gjashtë fuqitë botërore, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Ashton i ka bërë këto komente para një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve për Iranin do të mbahet më 26 shkurt, në Kazakistan.

Ashton ka koordinuar bisedimet në emër të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Deri më tash, Irani ka refuzuar të pezullojë pasurimin e uraniumit, për të cilin fuqitë perëndimore dyshojnë se do të përdoret për prodhimin e armës bërthamore.

Irani hedh poshtë pretendimet, duke thënë se aktiviteti i tij atomik ka qëllime paqësore.

Të mërkurën, Irani po ashtu ka njoftuar se ka nisur instalimin e centrifugave të reja për pasurim të uraniumit.
XS
SM
MD
LG