Ndërlidhjet

Shpartallohet banda ruse, ukrainase...


Ilustrim
Autoritetet spanjolle dhe Europoli thonë se kanë shkatërruar një bandë të rusëve, ukrainasve dhe gjeorgjianëve, që dyshohet se kanë mbledhur miliona euro nga gjobat e rreme, pasi që kishin infektuar kompjuterët me një virus dhe pastaj i akuzonin përdoruesit se kanë shikuar pornografi për fëmijë ose në mënyrë të paligjshme kanë shpërndarë videot.

Zyrtarët thanë se banda ka mbledhur të paktën 1 milionë euro në vit nëpërmjet përdorimit të virusit, të quajtur “ransomware”.

Zyrtarët thanë se një rus 27-vjeçar, që supozohet të jetë themeluesi i bandës dhe zhvilluesi i virusit, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjashtë rusët e tjerë, dy ukrainas dhe dy gjeorgjianë, u arrestuan në Spanjë në javën e kaluar nën pretendimet e të qënit pjesë e bandës.

Zyrtarët thanë se qindra mijëra njerëz në 30 vende evropiane besohet se kanë qenë të prekur nga veprimet e bandës.
XS
SM
MD
LG