Ndërlidhjet

Ilaqet e kuajve, mund të kenë hyrë në zinxhirin njerëzor të ushqimit


Një thertore në Britani të Madhe ku dyshohet se janë therur kuajt
Një thertore në Britani të Madhe ku dyshohet se janë therur kuajt
Rregullatori i ushqimit të Britanisë së Madhe thotë që mishi i kalit i cili ka përmbajtur gjurmë të një ilaçi të veterinarisë i ishte shitur konsumatorëve që shkakton efekte anësore tek njerëzit.

Agjencia për Standardet e Ushqimit ka thënë të enjten se kanë gjetur gjurmët e qetësuesit të quajtur phenylbutazone, që më shumë njihet si bute, në 8 prej 206 mishrave të therur të kuajve.

Sipas kësaj agjencie, gjashtë prej tyre ishin shitur në Francë dhe ekziston mundësia që ushqimi të ketë depërtuar deri tek dyqanet e ushqimeve. Ekspertët theksojnë se qetësuesi bute mund të shkaktojë çrregullime në gjak tek njerëzit, por në doza shumë të mëdha sesa që një person mund të gëlltit nga ngrënia e mishit të kalit. Z

hvillimet e së enjtes për këtë çështje pasuan pasi që mishi i kalit i etiketuar si mish i lopës ishte gjetur në produktet e mishrave të ngrirë në disa shtetet të BE-së.

Atje ka pas deklarime për një komplot ndërkombëtar për të zëvendësuar mishin e kalit në mënyrë që të shitej më shtrenjtë mishi i lopës.
XS
SM
MD
LG