Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e opozitarëve iranian


Politikani opozitar iranian, Mir Hosein Musavi
Politikani opozitar iranian, Mir Hosein Musavi
Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar thirrjeve për lirimin e dy udhëheqësve të opozitës iraniane të cilët ishin vënë nën arrest shtëpiak dy vjet më parë.

Departamenti i Shtetit vuri në dukje se Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, nuk kanë qenë të akuzuar për ndonjë krim.

Gruaja e Musavi, Zahra Rahnavard, aktiviste e të drejtave të grave, është gjithashtu nën arrest shtëpiak.

Musavi dhe Karubi, kanë garuar në zgjedhjet presidenciale të Iranit në vitin 2009.

Presidenti Mahmud Ahmadinejad u shpall fitues i zgjedhjeve për të cilat opozita pretendon se votimi ishte manipuluar, ku ka pasur edhe protesta në rrugë.


Departamenti i Shtetit, gjithashtu ka shprehur shqetësim për pengesat e vazhdueshme të partive politike dhe për burgimin e liderëve politikë përpara zgjedhjeve presidenciale të Iranit të cilat pritet të mbahen në qershor.

Kjo deklaratë e Departamentit të Shtetit vjen pasi thirrjeve të BE-së për lirimin e menjëhershëm të Musavit dhe Karubit.
XS
SM
MD
LG