Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kreu i Federatës së Mundjes


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, Raphael Martinetti, ka dhënë dorëheqje, pas vendimit të Komitetit Olimpik për të hequr mundjen nga Lojërat Olimpike.

Zvicerani Martinetti ka bërë publik largimin sot në Tajlandë. Ai ka mbajtur këtë post qysh në vitin 2002.

Të martën, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka hequr mundjen nga lista e sporteve për Olimpiadën e vitit 2020.

Vendimi bën që mundja të garojë kundër shtatë sporteve të tjera për përfshirje në Lojëra Olimpike.

Mundja, e cila si kategori është futur në Olimpiadën e parë moderne më 1896, kombinon disiplinat e stilit të lirë greko-romak.

Në Olimpiadën e vitit të kaluar në Londër, kjo disiplinë ka fituar 18 medalje.
XS
SM
MD
LG