Ndërlidhjet

Paraqitjet e fundit të Papës mbledhin dhjetëra mijëra


Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI
Dhjetëra mijëra dolën në sheshin e Shën Pjetrit të dielën në Romë për të parë Papa Benediktin XVI, në një nga paraqitjet e tij të fundit publike si Papë.

Javën e kaluar, 85-vjeçari Benedikti tronditi botën duke njoftuar se do të japë dorëheqje në fund të shkurtit.

Vatikani ka thënë mbledhja e fshehtë për të zgjedhur pasardhësin e tij mund të fillojë më herët se sa që pritej fillimisht, për t’i dhënë Kishës Katolike një udhëheqës të ri deri në mes të marsit.

Kardinalët në mbarë botën kanë filluar tashmë konsultimet informale për të zgjedhur njeriun, që ata mendojnë do të ishte më i përshtatshëm për të udhëhequr Kishën.

Analistët thonë se Vatikani do të donte që të ketë papën e ri, në mënyrë që ai të drejtojë ritualet fetare para Pashkëve.
XS
SM
MD
LG