Ndërlidhjet

Gjendet e vdekur këngëtarja Mindy McCready


Ilustrim
Ilustrim
Këngëtarja amerikane e muzikës “country” Mindy McCready siç thonë autoritetet duket se ka kryer vetëvrasje.

Policia ka gjetur 37 vjeçaren, e cila njihet më këngën “Guys Do It All the Time”, është gjetur e vdekur në terrasën e një shtëpie në Heber Springs në Arkansas.

Policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, pas dëgjimit të të shtënave.

Zyra e Sherifit ka thënë se “zonja McCready është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes, nga ajo që duket të ketë qenë vrasje me një plumb.

Këngëtarja ka lënë pas 2 djem, njëri nga të cilët 10 muajsh, raporton CNN duke shtuar se i ati i fëmijës, producenti David Wilson, bëri siç duket gjithashtu vetëvrasje në muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG