Ndërlidhjet

Dega e Al Qaedas - prapa sulmeve në Irak


Sulmi në Sadr City, 17 shkurt, 2013
Sulmi në Sadr City, 17 shkurt, 2013
Një degë e Al-Qaedas në Irak ka marrë përgjegjësinë për një valë sulmesh në zonat shiite në Bagdad.

Grupi, Shteti Islamik i Irakut, ka postuar një mesazh në një forum ekstremist në internet, duke thënë se sulmet “ishin hakmarrje ndaj akteve kriminale të qeverisë së udhëhequr nga shiitët në zonat sunite të vendit”.

Të paktën 28 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur nga shpërthimet në Sadr City, Habibiya, Qahira, dhe në të paktën dy qarqe tjera të Bagdadit.

Që nga janari, kanë ndodhur më shume se 10 sulme vetëvrasëse në Irak.

Në dy muajt e fundit, sunitët në Irak kanë protestuar kundër regjimit të kryeministrit Nuri al- Maliki, derisa ka pasur edhe bllokime rrugësh.

Ata e akuzojnë qeverinë se po përndjek dhe diskriminon minoritetin sunit të vendit.
XS
SM
MD
LG