Ndërlidhjet

Hollande viziton të martën Greqinë


Presidenti i Francës, Francois Hollande - Foto Arkiv
Presidenti i Francës, Francois Hollande - Foto Arkiv
Presidenti francez, Francois Hollande pritet të sjellë një mesazh përkrahës gjatë një vizite të martën në Athinë, ku do të përpiqet të finalizojë një marrëveshje fitimprurëse me zyrtarët grekë.

Vizita gjashtë-orëshe e Hollande, do të përqëndrohet kryesisht në procesin e privatizimit në Greqi. Athina zyrtare, thuhet se mirëpret ardhjen e kompanisë EDF për të konkurruar në tenderin ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë shtetërore të gazit natyrorë, transmeton DPA.

Hollande, gjithashtu pritet që gjatë takimit me kryeministrin grek Antonis Samaras, të diskutojë lidhur me investime tjera dhe të bindë zyrtarët grek që të marr me qera kompanitë e zbulimit të gazit dhe rezervave të naftës në Egje.

Gazeta franceze Le Figaro ka bërë të ditur se, Hollande është duke synuar që përmes kësaj vizite të dërgojë një mesazh tek investitorët e huaj se konsolidimi fiskal dhe përpjekjet për reforma strukturore, kanë filluar të sjellin rezultatet e para.
XS
SM
MD
LG