Ndërlidhjet

Tre aeroplan amerikan, fluturojnë në një zonë të sigurisë në Florida


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Zyrtarët amerikanë thonë se janë duke hetuar tri shkeljet më flagrante të zonës së ndalim-fluturimit mbi vendpushimin e Presidentit Barack Obama përgjatë brigjeve të Atlantik në Florida.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, një Lancair 320 supozohet se ka hyrë në zonën ajrore përkohësisht të kufizuar.

Të dielën në mëngjes, zyrtarët theksojnë se një Cessna supozohet të ketë hyrë në zonën e kufizuar të fluturimit.

Një helikopter i tipit Robinson R44 supozohet se ka përshkuar zonën e kufizuar, ditën e diel pasdite.

Dy aeroplanë ushtarakë F-16 kanë shoqëruar një aeroplan të vogël larg zonës së ndalim-fluturimit mbi Qytetin Palm të shtunën në mëngjes. Kolonel Ljetnat i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara Mike Hamfris, theksoi se aeroplani u detyrua të aterojë pas përshkimit të kësaj zone të sigurisë.
XS
SM
MD
LG