Ndërlidhjet

Sot mbahet takimi i radhës Thaçi-Daçiq


Foto Arkiv
Foto Arkiv
Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të takohen sot në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Dialogu në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, pason takimin ndërmjet presidentëve të të dyja vendeve, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq, të mbajtur në Bruksel më 6 shkurt.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton, do të jetë nikoqire edhe e këtij raundi që nis sot, e që vazhdon edhe gjatë ditës së nesërme.

Një prej çështjeve të përfolura si temë diskutimesh do të jetë ajo e strukturave paralele të Serbisë, të cilat funksionojnë në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG