Ndërlidhjet

Qeveria i përgjigjet sulmit në Kueta


Keuta, 18 shkurt 2013.
Keuta, 18 shkurt 2013.
Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf, ka urdhëruar një operacion të forcave të sigurisë, për t’iu përgjigjur sulmit të 16 shkurtit në Kueta.

Zyra e kryeministrit ka thënë se operacioni ka për qëllim “të eliminojë të gjithë ata që luajnë me jetët e civilëve të pafajshëm”.

Sulmi i fundjavës në Keuta të provincës Baluçistan ka vrarë 89 njerëz, shumica nga ta shiitë.

Shiitët kanë protestuar, duke u kërkuar autoriteteve që të bjënë më shumë për të përmirësuar sigurinë në jugperëndim të Pakistanit.

Familjet kanë refuzuar të varrosin viktimat e këtij sulmi derisa “të ndërmerren hapa kundër dhunës”.

Një tjetër sulm në Kueta, në muajin janar, ka vrarë 86 persona, shumica nga ta po ashtu shiitë.

Gjykata Supreme e Pakistanit ka kritikuar sot autoritetet në Kueta, se kanë dështuar të parandalojnë dhunën sektare në rajon.
XS
SM
MD
LG