Ndërlidhjet

Sërish të shtëna në SHBA, tre të vrarë


Incidentet me të shtëna në SHBA janë shpeshtuar. Nga të shtënat në Konektikat, patën humbur jetën 26 persona, në mesin e tyre 20 fëmijë.
Incidentet me të shtëna në SHBA janë shpeshtuar. Nga të shtënat në Konektikat, patën humbur jetën 26 persona, në mesin e tyre 20 fëmijë.
Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kaliforninë e Jugut.

Autoritetet policore thonë se kanë gjetur gjashtë skena të krimit dhe se sulmuesi ka vrarë edhe veten.

Gazeta Los Angeles Times thotë se sulmuesi i dyshuar ka vrarë veten pasi është gjetur nga policia në një makinë të vjedhur, në Oranxh të Kalifornisë.

Në muajt e fundit, në Shtetet e Bashkuara kanë ndodhur disa incidente me të shtëna, përfshirë edhe atë në një shkollë fillore në Konektikat, ku kanë humbur jetën 26 persona, në mesin e tyre 20 fëmijë.
XS
SM
MD
LG