Ndërlidhjet

Shtyhet seanca e KS-së për Kosovën


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, e cila është dashur të mbahet më 22 shkurt, është shtyrë për muajin mars, raportojnë mediat në Beograd.

Sipas burimeve të njëjta, data e re e takimit nuk është bërë publike, ndërsa "vendimin për të do ta sjellë delegacioni rus, i cili merr kryesimin e KS-së, në konsultim me anëtaret e tjera të këtij organi".

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në raportin e tij tremujor për Kosovën ka thënë se në këtë periudhë janë bërë "hapa të rëndësishëm përpara" me ngritjen në nivel politik të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG