Ndërlidhjet

Jahjaga takon kreun e Senatit holandez


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në një takim me kryetarin e Senatit të Parlamentit të Holandës Fred De Graaf, kanë diskutuar mbi progresin që Kosova ka bërë që prej shpalljes së pavarësisë dhe avancimin e proceseve demokratike në vend, thuhet në një komunikatë të kabinetit presidencial.

Presidentja Jahjaga theksoi se Holanda ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për Kosovën dhe për proceset nëpër të cilat po kalon ajo.

Presidentja Jahjaga, sipas komunikatës, "vlerësoi se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe mbetet e përkushtuar të shohë drejt së ardhmes së saj evropiane, në përmbushjen e standardeve për t’ju afruar Bashkimit Evropian dhe në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit".

Presidentja Jahjaga bisedoi me z.De Graaf edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet në nivel të kryeministrave, të ndërmjetësuar nga BE, si rruga e vetme për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Kryetari i Senatit të Parlamentit të Holandës, z. De Graaf, tha se kjo është vizita e tij e parë në Kosovë dhe vlerësoi progresin që Kosova ka bërë në këto pesë vite të pavarësisë për të krijuar një shoqëri multietnike si dhe për të garantuar të drejtat e secilit komunitet në vend.
XS
SM
MD
LG