Ndërlidhjet

Franca "s'dorëzohet përballë terroristëve"


Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius
Franca “nuk do të dorëzohet përballë grupeve terroriste”, tha sot në parlamentin francez, Ministri i Punëve të Jashtme Laurent Fabius, një ditë pasi një familje franceze prej shtatë anëtarësh u rrëmbye nga persona të armatosur në Kamerun.

“Ne duhet të bëjmë maksimumin për të liruar pengjet, por asgjë nuk do të jetë më keq sesa të dorëzohemi”, theksoi Fabius, duke iu referuar, me sa duket, çështjes së kërkesës së parave në këmbim të lirimit të pengjeve.

Familja, një çift, fëmijët e tyre të moshës pesë, tetë, dhjetë dhe dymbëdhjetë janë rrëmbyer në Kamerunin verior nga gjashtë persona të armatosur ndërsa zyrtarët thanë se ata janë dërguar përtej kufrit, në Nigeri.

Franca tha se dyshon se një grup islamik Nigerian, Boko Haram qëndron pas rrëmbimit.
XS
SM
MD
LG