Ndërlidhjet

Ish kongresisti pranon keqpërdorimin e fondeve


Kongresi amerikan
Kongresi amerikan
Ish kongresisti amerikan Jesse Jackson, Jr. ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin e rreth 750 mijë dollarëve të fondeve të fushatës.

Jackson është i biri i liderit të shquar të të drejtave civile, Jesse Jackson.

Prokurorët thanë se ai i ka përdorur paratë e fushatës për shpenzime personale dhe ka dështuar që të raportojë për dhuratat.

Ai ka pranuar fajësinë në Gjyaktën e Qarkut në Uashington pas një marrëveshjeje të arritur me prokurorët.

Demokrati 47 vjeçar ka dhënë dorëheqje në muajin nëntor pasi që kishte kuptuar se vuante nga çrregullime bipolare.

Gruaja e Jacksonit, Sandra, pritet që të paraqitet gjithashtu para gjyaktës nën akuzat se ka dorëzuar raporte false të kthimit të taksave.

Edhe Jackson dhe gruaja e tij përballen me dënime maksimale prej disa vjetësh në burg.

Ai gjithashtu përballet me gjoba prej qindra mijëra dollarësh.

Shpallja e dënimit është caktuar më 28 qershor.
XS
SM
MD
LG