Ndërlidhjet

Agjenti kryesor në rastin Pistorius, akuzohet për vrasje në tentativë


Afrika e Jugut -- Seanca dëgjimore e sportistit Oscar Pistorius
Afrika e Jugut -- Seanca dëgjimore e sportistit Oscar Pistorius
Policia e Afrikës së Jugut ka njoftuar se agjenti kryesor në rastin e Oscar Pistorius po përballet me akuza për vrasje në tentativë.

Një zëdhënës i policisë tha të enjten se, ky detektiv po përballet me shtatë akuza për vrasje në tentativë dhe për rastin kur i njëjti kishte shtënë në një taksi në vitin 2009 në një përpjekje për të ndaluar automjetin.

Ende nuk është e qartë nëse ky agjent do të qëndrojë në rastin Pistorius apo jo.

Gjatë seancës dëgjimore të së mërkurës, ky agjent ra nën ndikimin e disa pyetjeve të vështira nga avokati i zotit Pistorius. Ai pranoi disa gabime gjatë mbledhjes së provave, dhe gjithashtu dështoi të kundërshtojë pretendimin se, Pistorius rastësisht qëlloi të dashurën e tij një javë më parë.

Analistët thonë se dëshmia e këtij polici ishte një goditje për akuzën, e cila pohon se sportisti invalid pjesëmarrës në Olimpiadë, ka kryer vrasjen me paramendim të Reeva Steenkamp.
XS
SM
MD
LG