Ndërlidhjet

Protesta kundër procesit zgjedhor në Armeni


Armeni - Protesta kundër procesit zgjedhor presidencial
Armeni - Protesta kundër procesit zgjedhor presidencial
Qindra përkrahës të politikës opozitare të enjten i rifilluan protestat e tyre zgjedhore në kryeqytetin armen, Jerevan. Ata janë duke demonstruar kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të së hënës, të cilat u fituan nga presidenti në detyrë Sarkisian Serzh.

Të mërkurën, disa mijëra përkrahës të ish-Ministrit të Jashtëm Hovannisian Rafi, njëherit konkurrent i fortë i Sarkisian, u mblodhën në Sheshin e Lirisë në Jerevan për të kërkuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Sarkisian u shpall fitues me 58,64 për qind të votave dhe Hovannisian ishte në vendin e dytë me 36,75 për qind. Hovannisian takoi Sarkisian në zyrën e presidentit të enjten pas refuzimit të ofertës për takim të një dite më parë.

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë deklaruan të martën se vota e presidentit ishte një përmirësim në zgjedhjet e fundit, por nuk kishte karakter të vërtetë konkurrues.
XS
SM
MD
LG