Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestohet një ish-komandant i talebanëve


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Ministria e Jashtme e Pakistanit ka konfirmuar arrestimin e një ish-komandanti të talebanëve nga forcat e sigurisë afgane.

Një zëdhënës i ministrisë tha të enjten se Pakistani shpreson që autoritetet afgane do të dorëzojnë Maulvi Faqir Muhamedin në Islamabad.

Faqir Muhammad dikur ka shërbyer si një udhëheqës dhe zëvendës komandant rajonal i Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP).

Ai thuhet se u kap gjatë një kontrolli në pjesën lindore të provincës Nangarhar të Afganistanit, në fillim të kësaj jave. Faqir Muhammad dështoi me udhëheqjen talebanëve në vitin 2011, pasi u tha mediave pakistaneze se TTP po zhvillonte bisedime paqësore me qeverinë.

TTP e mohoi këtë dhe e zëvendësoi atë me një tjetër komandant, Mullah Dadullah.

Dadullah u vra në gusht, gjatë një sulmi ajror të NATO-s në Afganistan.

Faqir Muhammad i’u kthye TTP-së në fund të vitit 2012, por atij nuk iu rikthyen postet e tij të mëhershme.
XS
SM
MD
LG