Ndërlidhjet

Tre myslimanë britanikë dënohen për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim
Tre myslimanë britanikë janë dënuar të enjten për komplotimin e sulmeve terroriste.

Irfan Naseer, Irfan Khalid dhe Ashil Ali janë shpallur “figura qendrore” në komplotin për vendosjen e bombave dhe të pajisjeve të tjera në zonat e populluara.

Prokurorët kanë thënë se shpërthimet kanë mundur të jenë më vdekjeprurëse se sulmet e 7 korrikut, 2005, në Londër, kur kanë humbur jetën 52 njerëz.

Tre të dënuarit kanë mohuar akuzat për përgatitjen e sulmeve terroriste.

Ata janë tre nga të 12 të dyshuarit e arrestuar në një operacion të policisë, në shtator të vitit 2011, në Birminghem.

Policia ka thënë se dy nga ta – Naseer dhe Khalid – kanë udhëtuar në Pakistan për “trajnime terroriste”.
XS
SM
MD
LG