Ndërlidhjet

Presion në rritje ndaj Iranit


Uzina bërthamore Natanz
Irani po përballet me presion në rritje nga fuqitë botërore, pas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, i cili vë në pah se Republika Islamike ka nisur instalimin e centrifugave të avancuara në uzinën e saj kryesore të pasurimit të uraniumit.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se veprimi i Iranit është “hap provokues”, ndërsa Britania e ka quajtur “shqetësim serioz”.

Rivali rajonal i tij, Izraeli, ka thënë se Irani tani është “më afër se kurrë” materialit të pasuruar për një armë bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka bërë të ditur se Irani ka nisur instalimin e centrifugave të avancuara në Natanz, të cilat i mundësojnë atij të përshpejtojë pasurimin e uraniumit.

Irani hedh poshtë përpjekjet për krijimin e armës bërthamore.

Përfaqësuesit e tij do të takojnë javën e ardhshme në Kazakistan përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore, për të diskutuar çështjen bërthamore.
XS
SM
MD
LG