Ndërlidhjet

Rusia i “fal” borxhin Kubës


Medvedev dhe Castro në Havana.
Medvedev dhe Castro në Havana.
Rusia është pajtuar që të anulojë një pjesë të borxhit miliarda dollarësh të Kubës, i cili daton nga epoka sovjetike.

Marrëveshja është arritur gjatë qëndrimit të kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, në Havana, ku ka takuar presidentin Raul Catro.

Agjencia e lajmeve Reuters citon ministrin e Industrisë dhe të Tregtisë së Rusisë, Denis Manturov, të ketë thënë se Moska do të anulojë pjesë të borxhit 30 miliardë dollarësh dhe do të ofrojë një plan 10-vjeçar për rifinancimin e pjesës së mbetur.

Rusia dhe Kuba kanë gëzuar marrëdhënie të ngushta gjatë Luftës së Ftohtë, por lidhjet e tyre tregtare kanë rënë që nga shpërbërja sovjetike.
XS
SM
MD
LG