Ndërlidhjet

India kërkon autorët e sulmit vdekjeprurës


Hyderabad, 22 shkurt 2013.
Hyderabad, 22 shkurt 2013.
Autoritetet e Indisë janë në kërkim të autorëve të sulmeve me bomba në qytetin Hyderabad, të cilat kanë lënë së paku 14 njerëz të vrarë.

Bombat, të kapura për dy motoçikleta, kanë shpërthyer të enjten, duke shkaktuar sulmin më vdekjeprurës në më shumë se një vit.

Ministri i Brendshëm, Sushil Kumar Shinde, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, ka mohuar të thotë se kush mund të jetë përgjegjës për shpërthimet.

Shinde dhe zyrtarët e tjerë kanë marrë paralajmërime nga inteligjenca për kërcënime të sigurisë, por nuk kanë pasur detaje për sulmimin e Hyderabadit.
XS
SM
MD
LG